Barcelona e konfirmon blerjen e re

  • 23 May 2019 - 14:28
Barcelona e konfirmon blerjen e re

Barcelona ka paguar 3.2 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Ludovit Reis, të cilit ia ka vendosur një klauzolë për shkëputjen e kontratës prej 100 milionë eurove.

Mesfushori Ludovit Reis ka kaluar nga Groningen në Barcelonë, pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin katalonas. Barcelona i pagoi 3.25 milionë euro për shërbimet e tij.

Barcelona ende nuk ka bërë të ditur nëse ai do të luajë për ekipin e parë apo do të kalojë pak kohë fillimisht me Barcelonën B.

Reis do t’i mbushë 17 vjet më 1 qershor. Gjatë dy sezoneve të fundit, ai i ka luajtur 50 ndeshje me ekipin e parë të Groningenit, për të cilët i shënoi dy gola.

Image

Ai ka prejardhje sllovake, mirëpo që nga korriku i vitit 2018 ai ka pasaportë holandeze.. Deri në vitin 2015, ai u stërvit në Hoofddrop, por pastaj iu bashkua ekipit të të rinjve të Groningenit.

Ai debutoi me ekipin e parë më 21 shtator të vitit 2017 kundër Hercules në një ndeshje të Kupës së Holandës. Paraqitja e parë në Eredivisie erdhi një vit më vonë, kundër Alkmaar.

Ai e ka përfaqësuar ekipin U-19 dhe U-21 të Holandës në nivelin ndërkombëtar..

(Kosova Sot Online)