Ronaldo Jr. “pilot” i Mercedes, CR7 krah Hamilton në Monako

  • 23 May 2019 - 16:56
Ronaldo Jr. “pilot” i Mercedes, CR7 krah Hamilton në Monako

Në fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Monakos, ku Mercedes dhe Hamilton përgatiten për një tjetër revash në garën drejt titullit kampion.

Në provat e lira të ditës së enjte, piloti britanik ka qenë më i shpejti në pistë, se të gjithë rivalët e tij.

Teksa për të ka patur edhe një vizitë speciale në bokse. Cristiano Ronaldo ka shkuar të vizitojë mikun e tij, i cili ka qenë i shoqëruar nga partnerja Georgina Rodriguez dhe djali i tij i madh, Ronaldo Junior.

Përveç bisedës së ngrohtë mes dy sportistëve, djali i Ronaldos pati fatin të provojë komoditetin e një makine të Formula 1, siç është “Shigjeta e Argjendtë” e këtij sezoni. Foto dhe buzëqeshje në takimin e dy legjendave, njëri ën futboll e tjetri ën Formula 1.

(Kosova Sot Online)