I fiksuar me Lionel Messin

  • 23 May 2019 - 17:01
I fiksuar me Lionel Messin

Nuk është fshehtësi se çdo trajner që përballet me Lionel Messin e kalon shumicën e kohës së përgatitjeve duke i planifikuar mënyrat për ta ndalur superyllin argjentinas. I tillë është edhe rasti i trajnerit të Valencias, Marcelino, i cili po e bën të njëjtën gjë para finales së Kupës së Mbretit.

Nëse Valencia synon të arrijë rezultat pozitiv, atëherë do t’i duhet ta bllokojë plotësisht yllin e Barcelonës por nuk do ta ketë të lehtë.

Në dy ndeshjet mes këtyre dy ekipeve në La Liga këtë sezon, Valencia ishte e para që kalonte në epërsi, por në fund do të binte viktimë e Messit, i cili në dy rastet ia nxori katalonasve barazimin.

Image

Barcelona dhe Valencia do të përballen përsëri këtë sezon, në finale të Kupës së Mbretit këtë të shtune.

“Çelësi është të mos i lejojmë hapësirë Messit në këtë ndeshje. Problemi është se edhe pse duket se ai nuk jep shumë, aksionet e tij kanë ndikim vendimtar”, tha Marcelino para ndeshjes.

Image

Marcelino ka punuar ditë e natë për ta gjetur një zgjidhje, e cila mbase është bërë më e lehtë nga mungesa e Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles, por ta ndalesh Messin nuk është më vështirë se që thuhet.

(Kosova Sot Online)