Barcelona vendos për ta ardhmen e Ernesto Valverdes

  • 23 May 2019 - 17:08
Barcelona vendos për ta ardhmen e Ernesto Valverdes

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka shprehur përsëri përkrahjen publike të klubit për trajnerin Ernesto Valverde, duke theksuar se ai e ka përkrahjen e plotë të klubit.

Valverde është kritikuar ashpër që prej eliminimit turpëruese nga Liga e Kampionëve, pasi u mund 4:0 nga Liverpooli në gjysmëfinale, por klubi katalonas nuk e ka ndërmend ta shkarkojë atë.

Këtë e ka konfirmuar përsëri të enjten i pari i gjigantit spanjoll. “Dua të theksoj sesi Valverde është duke e ndihmuar ekipin tonë në një mënyrë inteligjente dhe të veçantë. Ne i besojmë atij plotësisht”, tha ai.

Valverde e ka fituar La Ligën në dy sezonet e tij të para në krye të klubit dhe është në rrugë të mirë ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Kupën e Mbretit nëse e mund Valencian në finalen e së shtunës.

"Ai meriton lëvdata të mëdha që e ka fituar La Ligën sepse e dini se fitimi i ligës nuk vjen falas”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)