Hoeness: Jemi duke u marrë me çështjen Sane

  • 23 May 2019 - 18:17
Hoeness: Jemi duke u marrë me çështjen Sane

 

Uli Hoeness ka konfirmuar se janë duke punuar për ta transferuar Leroy Sanen nga Manchester City.

Disa ditë më parë, “Kicker” raportoi se Bayern Munich është duke tentuar që në afatin kalimtar të verës ta transferoje Leroy Sanen nga Manchester City.

Tani ka ardhur edhe konfirmimi se kampioni i Gjermanisë është duke punuar në atë drejtim.

Kur u pyet për Sanen, presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness tha për Suddeutsche Zeitung: “Jemi duke u marrë me çështjen Sane”.

Sane nuk i ka pasur minutat e duhur nga Pep Guardiola edicionin që lamë pas dhe për këtë po e mendon largimin.

Megjithatë, fjala e fundit i takon Cityt, që kërkon rreth 80 milionë euro për lojtarin.

(Kosova Sot Online)