Pochettino tregon se si do të caktohet fituesi i Ligës së Kampionëve

  • 24 May 2019 - 09:00
Pochettino tregon se si do të caktohet fituesi i Ligës së Kampionëve

Trajneri i Tottenhamin, Mauricio Pochettino, beson se emocionet, jo taktikat, do të jenë faktori vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku ai do të përballet me Liverpoolin.

Tottenhami i drejtuar nga Mauricio Pochettino do të përballet me Liverpoolin e drejtuar nga Jurgen Kloppi, më 1 qershor në Madrid. Kjo do të jetë hera e parë që Tottenhami paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje do të përballen dy ndër klubet më të mira të Premierligës, pasi që Liverpooli përfundoi i dyti në tabelë, me vetëm një pikë më pak sesa Manchester City, ndërsa Tottenhami përfundoi në vend të katërt, pas Chelseat.

Përkundër që Liverpooli dhe Tottenhami janë përballur disa herë me njëri-tjetrin gjatë viteve të fundit, Pochettino thotë se përkundër që dy klubet janë më të njohura me taktikat e njëri-tjetrit, këtë herë do të jetë më ndryshe.

“Është e pamundur të themi se është vetëm një tjetër ndeshje. Gjëja e mrekullueshme është se do t’i kemi tri javë për ta shijuar këtë; jemi duke përjetuar momente unike”, ka thënë Pochettino për Samitin Ndërkombëtar të Futbollit në Bilbao.

“Të gjithë po e presin një betejë taktikash, por emocionet do të jenë faktori vendimtar. Ne jemi dy ekipe që e njohim njëra-tjetrën, kështu që taktikat nuk do të jenë befasi. Skuadra më e emocionuar do të jetë vendimtare”.

“Ndoshta Liverpooli është favorit sepse ata ishin finalistë edhe vitin e kaluar dhe luftuan për titullin e Premierligës deri në fund. Ata kanë investuar shumë gjatë viteve të fundit për ta fituar ose Premierligës ose Ligën e Kampionëve”.

“Askush nuk priste që Tottenhami të arrinte në finale, por ne jemi këtu sepse e meritojmë. Kjo e bën këtë edhe më të mrekullueshme dhe ne po e shijojmë këtë në një mënyrë tjetër. Ne mund ta shkruajmë historinë. Natyrisht, ti luan në një finale për të fituar dhe ne jemi të përgatitur për të fituar”. 

(Kosova Sot Online)