Wenger synon kthimin në futboll

  • 24 May 2019 - 10:21
Wenger synon kthimin në futboll

Arsene Wenger është duke pritur për kthimin në futboll, por ish-trajneri i Arsenalit është i pasigurt se çfarë roli do të marrë tani.

69-vjeçari i dha fund karrierës 22-vjeçare me Arsenalin në fund të sezonit të kaluar dhe nuk e mori asnjë punë për këtë sezon, përveç që u paraqit si analistë futbolli në disa televizione.

Francezi, i cili besohet se i ka refuzuar shumë oferta nga klube të ndryshme që kur e la Arsenalin, ka thënë se do të kthehet në futbollit, mirëpo ende nuk është i sigurt se çfarë roli do të marrë.

“Do të kthehem në futboll, pa asnjë dyshim. Ende nuk e di se në çfarë pozitë, si trajner apo jo. Uria, dëshira për të arritur është ende e pranishme”, është shprehur Wenger.

“Fillimisht tashmë se do të kthehem si trajner menjëherë. Pas kësaj, mendova që është më mirë të marr pak kohë pushim. Erdha në përfundimin që unë dua ta shpërndaj atë që e kam mësuar në jetën time”.

“Jeta të nevojitet vetëm nëse në një fazë ke nevojë ta ndash me të tjerët atë që e di. Në çfarë mënyrë do të jetë kjo, a do të jetë vetëm në ndeshjet e futbollit apo në ndonjë mënyrë tjetër”.

“Këtë gjë duhet ta vendos. Vendimi do të vijë shumë shpejt. Futbolli është pasioni im ende. Kjo është gjëja e vetme për të cilën mendoj se ende di pak për të”. 

(Kosova Sot Online)