Muriqi, “tanku kosovar” i sulmit

  • 24 May 2019 - 11:37
Muriqi, “tanku kosovar” i sulmit

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan për sulmuesin e rrezikshëm kosovar, i cili po kërkohet nga klubet e njohura evropiane

Vedat Muriqi është bërë sulmues i respektuar në botën e futbollit.

Futbollisti kosovar e arriti kulmin e karrierës këtë sezon në Superligën turke.

25 vjeçari ka qenë “vrasës” para portave kundërshtare me fanellën e Rizesporit.

Ai ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 33 ndeshje këtë edicion, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.

Për këtë, interesim për futbollistin prizrenas kanë shprehur klube të njohura evropiane.

Atë e do Fenerbahçe në Turqi, Toulouse në France dhe Real Betis në Spanjë.

Madje, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Muriqin e konsideron si “tankun kosovar” për sulm, duke iu referuar interesimit të Betisit për të.

Vlera e Muriqit sillet nga 5 deri në 7 milionë euro, ndërsa mediat turke e shohin më të afërt transferimin e tij në Fenerbahçe.

Me Përfaqësuesen e Kosovës, Muriqi i ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola. 

Image

(Kosova Sot Online)