NBA: Toronto, një hap larg finales së parë në histori

  • 24 May 2019 - 11:49
NBA: Toronto, një hap larg finales së parë në histori

Toronto Raptors është vetëm një ndeshje larg për ta arritur për herë të parë në histori të klubit finalen e NBA, pasi siguroi fitore me rezultat 105:99 kundër Milwaukee Bucks.

Raptors, të ndihmuar nga 35 pikët e shënuara nga Kawhi Leonard, e arritën fitoren e tretë radhazi në serinë kundër kundër Bucks, të cilët i kishin fituar dy ndeshjet e para. Më i miri nga shtatë përballjet shkon në finale.

Fitorja në shtëpi, të shtunën, do t’ia siguronte Raptors një vend në finalen e këtij sezoni të NBA, ku e pret Golden State Warriors.

Nëse Raptors e fitojnë ndeshjen e së shtunës, ata do të jenë 4:2 me fitore kundër Bucks dhe ndeshja e shtatë nuk do të zhvillohet fare. Nëse është e nevojshme, ndeshja e shtatë do të zhvillohet në Milwaukee të hënën.

Bucks kishin qenë duke fituar me rezultat 75:72 pas përfundimit të tre çerekëve të parë, mirëpo Leonardi i shënoi 15 pikë dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.

Ai i shënoi pesë trepikësha dhe i shtoi edhe shtatë kërcime, nëntë asiste dhe dy vjedhje në superparaqitjen e tij.

Kjo disfatë bën që Bucks t’i ketë humbur tri ndeshje radhazi për herë të parë këtë sezon.

(Kosova Sot Online)