Nadal një legjendë, thyen dy rekorde të Federer dhe një të Becker

  • 24 May 2019 - 11:59
Nadal një legjendë, thyen dy rekorde të Federer dhe një të Becker

Fitorja e nëntë në karierë e Rafael Nadal në turneun Masters të Romës ka bërë që tenisti spanjoll të vendosë disa rekorde të reja në këtë sport. Në finale, Nadal mundi serbin Novak Djokovic, numrin 1 në botë.

Kështu, falë këtij triumfi, spanjolli bëhet tenisti që ka fituar më shumë herë ndaj “numrit 1” në botë, 20 herë (pavarësisht se kush tenist është në krye të renditjes botërore). Ai që mbante rekordin e fitoreve ndaj “numrit 1” ishte Boris Becker, 19 herë.

Duke fituar në turneun e Romës, Nadal bëhet tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një turne në 16 sezone radhazi. Suksesin e tij të parë e arriti në vitin 2004 dhe tani fiton një turne në vitin 2019. Rekordi mbahej nga Roger Federer, që ka fituar të paktën një turne në 15 sezone radhazi (2001-2015).

Një tjetër “parakalim” që Nadal i bën Federer është edhe në renditjen e “top-10” tenistëve më të mirë në botë. Nadal qëndron në “top-10” tenistët më të mirë prej 14 vitesh e 24 ditësh radhazi, duke përmirësuar me një javë rekordin e Federer.

Praktikisht, Nadal është mes 10 tenistëve më të mirë në botë që prej vitit 2005, kur fitoi trofeun e parë në Barcelonë. Që nga ajo kohë, spanjolli nuk ka dalë asnjëherë nga “top-10”.

(Kosova Sot Online)