Mali i Zi me dy mungesa të mëdha ndaj Kosovës

  • 24 May 2019 - 12:22
Mali i Zi me dy mungesa të mëdha ndaj Kosovës

Përveç që është dënuar nga UEFA që ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës, më 7 qershor në Podgoricë, pa tifozë, tani Kombëtarja e Malit të Zi ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.

Trajneri Ljubisa Tumbakovic i ka ftuar 28 futbollistë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Kosovës dhe atë të 10 qershorit me Republikën Çeke. Në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti kosovar, Fatos Beqiraj.

Megjithatë, në këtë listë mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e Ljubisa Tumbakovicit, Stevan Jovetic dhe Luke Gjorgjevic. Që të dy do të mungojnë për shkak të lëndimeve të tyre.

Skuadra e plotë e Malit të Zi:

Portierë: Danijel Petkovië, Milan Mijatovië, Damir Ljuljanovië;

Mbrojtës: Stefan Savië, Marko Simië, ëarko Tomaševië, Adam Marušië, Filip Stojkovië, Boris Kopitovië, Risto Radunovië, Igor Vujaëië;

Mesfushorë: Nikola Vukëevië, Marko Vešovië, Vladimir Jovovië, Marko Jankovië, Aleksandar Šëekië, Mirko Ivanië, Marko Bakië, Nebojša Kosovië, Aleksandar Boljevië, Sead Hakšabanovië, Luka Mirkovië, Stefan Lonëar, Vukan Saviëevië, Deni Hoëko, Dušan Lagator;

Sulmues: Fatos Beëiraj, Stefan Mugoša.

(Kosova Sot Online)