Luiz zbulon kërcnimin që i bëri Sarri më të mbrritur te Chelsea

  • 24 May 2019 - 13:16
Luiz zbulon kërcnimin që i bëri Sarri më të mbrritur te Chelsea

Qendërmbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, mirëpo braziliani ka zbuluar se trajneri Maurizio Sarri i kishte thënë atij se është i lirë të largohet nga klubi, qysh në javët e para si trajner.

Trajneri italian Maurizio Sarri erdhi në Stamford Bridge verën e vitit 2018. Ai e trashëgoi skuadrën nga bashkëkombësi i tij, Antonio Conte, mirëpo dëshironte t’i linte menjëherë gjurmët e veta në këtë skuadër.

Kjo strategji e tij e përfshiu edhe ballafaqimin me David Luizin, të cilit i tha se nuk është pjesë e planeve të tij për Chelsean, pasi sezonin e kaluar kishte vuajtur nga shumë lëndime dhe rrjedhimisht nuk ishte në formë të mirë.

“Ne e patëm një bisedë qysh në javët e para të tij këtu. Ai nuk dëshironte që unë të qëndroj dhe kjo është normale”, ka thënë Luizi për DailyMail.

“Unë kisha qenë i lënduar për një periudhë të gjatë. Isha në vitin e fundit të kontratës time. Pasi që isha 31-vjeçar, të gjithë thonin “Jo, jo Davidin”. Pastaj, pasi më pa në stërvitje për tri ditë me tha: “Jo, ti do të qëndrosh””.

“Dua të luaj në nivelin më të lartë. Unë mund të them se dua të luaj futboll derisa t’i bëj 100 vjet, por dua të vazhdoj në nivelin më të lartë, kështuq ë duhet të kujdesen për veten, të kem disiplinë dhe të punoj çdo ditë”.

“Unë dua të punoj për Chelsean dhe të tentoj të fitoj tituj. Tani i kam edhe dy vjet të tjera në kontratën time, por ndoshta do të mund të qëndroj edhe për pesë të tjera. Nuk e di”.

(Kosova Sot Online)