Milani e do Koscielnyn

  • 24 May 2019 - 13:25
Milani e do Koscielnyn

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny thuhet se është në radarin e Milanit, ndërsa kërkon një largim nga ekipi nga Londra e Veriut. Sipas mediumit francez L’Equipe, Koscielny po zvarrit rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe është “tunduar” nga ideja e një sfide të re.

Gazeta shkruan se Milani ka kontaktuar kohëve të fundit me 33-vjeçarin, por vë në dukje se Bayer Leverkusen janë më të interesuarit në këtë fazë. Francezi ka kaluar nëntë vitet e fundit te Arsenali, duke bërë më shumë se 400 paraqitje dhe duke fituar tre Kupa FA.

Ai gjithashtu ka 51 paraqitje për Francën, edhe pse u lëndua gjatë fitimit të Kupës së Botës vitin e kaluar dhe që atëherë është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar. Transferimi i tij do të shtonte përvojën në repartin e Rossonerëve, i cili ka çaluar shumë viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)