Mercedes i pakapshëm edhe në Montekarlo

  • 24 May 2019 - 13:53
Mercedes i pakapshëm edhe në Montekarlo

Lewis Hamilton me Mercedes ka dhënë kohën më të shpejtë në Montekarlo, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës e botërorit të Formula 1. Kampioni i botës dhe kryesuesi aktual i botërorit dha kohën 1’11”118, duke lënë pas me vetëm 81 të mijëtat me shumë shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Makina gjermane ishte një “shigjetë” në pistë, pasi rivalët ishin shumë pas. I treti, me gati 8 të dhjetat më shumë, u klasifikua Sebastian Vettel me Ferrari. Ndërsa makina tjetër “kokëkuqe”, ajo e Charles Leclerc, u rendit në vendin e 10-të, me 1.2 sekonda më shumë.

Surprizë vendi i katërt i Pierre Gasly me Red Bull, më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Max Verstappen, i gjashti. Mes dy makinave Red Bull u rendit debutuesi Alexander Albon me Toro Rosso.

Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) dhe të dielën, ora 15:10, gara e Çmimit të Madh të Montekarlos.

Image

(Kosova Sot Online)