Mourinho për finalen e Ligës së Evropës: Arsenali në presion

  • 24 May 2019 - 14:35
Mourinho për finalen e Ligës së Evropës: Arsenali në presion

Jose Mourinho ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Evropës në mes të Chelseat dhe Arsenalit. Arsenali dhe Chelsea do të luajnë mes vete në finalen e Ligës së Evropës, e cila zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.

Chelsea tashmë ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe Sarri ka frikë se skuadra e tij mund të jetë më pak e motivuar se Arsenali, i cili duhet të fitojë për të fituar të drejtën për të luajtur në këtë garë sezonin tjetër.

Megjithatë, ish-trajneri i Bluve, Mourinho beson se presioni është mbi Arsenalin në këtë finale. “Më shumë ka presion mbi Arsenalin sepse ata dëshirojnë vendin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm”.

“Ata luajnë për shumë miliona dhe për atë ka më shumë presion ndaj Arsenalit”, ka thënë Mourinho.

(Kosova Sot Online)