Ronaldo është hyjni

  • 24 May 2019 - 14:42
Ronaldo është hyjni

Giorgio Chiellini e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, të cilin e quan hyjni, për shkak të ndihmës që ia ka dhënë ai Juventusit, pas largimit të portierin Gianluigi Buffonit vitin e kaluar.

Juventusi e tronditi botën e futbollit në korrik të vitit të kaluar, kur e transferoi pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, nga Real Madridi, ku portugezi i kishte shijuar nëntë sezone me plot trofe.

Ronaldo i shënoi 21 gola në 31 ndeshjet e tij të para në Serie A, duke i ndihmuar Juventusit ta sigurojë titullin e Serisë A. Portugezi 34-vjeçar i shënoi edhe gjashtë gola gjatë rrugëtimit të Juventusit deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e vjetër” pësoi disfatë kundër Ajaxin në fazën çerekfinale të kësaj gare prestigjioze të Evropës, duke i dhënë fund ëndrrave se do ta fitojnë titullin e parë të kampionit të Evropës që nga viti 1996.

Kapiteni i skuadrës, Chiellini, beson se Juventusit iu nevojit një lojtar i nivelit të Ronaldos pasi Buffoni i dha fund karrierës 17-vjeçare në Torino duke u transferuar në Paris Saint-Germain.

“Ai është hyjni, një qenie superiore. Ishte shumë e rëndësishme ta plotësonim atë hapësirë të lënë bosh pas largimit të Gigit”, ka thënë Chiellini për Tuttosport.

“Cristiano ishte një shembull për të gjithë, me dedikimin e tij ndaj punës. Ai u integrua në mënyrë të përsosur me qytetin”

(Kosova Sot Online)