Më në fund lajmërohet Mirel Josa, ja çfarë thotë

  • 24 May 2019 - 14:57
Më në fund lajmërohet Mirel Josa, ja çfarë thotë

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa për herë të parë pas humbjes në sfidën vendimtare të titullit ndaj Feronikelit 1:0, ka vedosur të flasë dhe ta komentojë ecurin e kampionatit.

Tekniku më i trofeshëm në Shqipëri ka thënë se është i kënaqur me sezonin pavarësisht se nuk arriti asnjë trofe.

Ndryshe, ai ka uruar Feronikelin për titullin e fituar. “Jam i kënaqur me ekipin, me sezonin, me djemtë me të gjithë. Më vjen keq që nuk ia dolëm dot të fitonim titullin dhe të kënaqnim tifozërinë. Dua të them që skuadra tregoi lojë të mirë, e mbajti stresin, ishte e përpiktë, por në fund nuk ia doli, edhe pse luftoi në çdo sekondë. Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë”, theksoi Josa për Panorama Sport.

“Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit. Ndonjëherë fati nuk është me ty apo me skuadrën, por unë them se kemi bërë një kampionat shumë të mirë”, përfundoi Josa.

Ai ka kontratë me Prishtinën edhe për dy vite, por e ardhmja e tij është në pikpyetje.

(Kosova Sot Online)