Tifozi publikon listën me arsyet pse Messi s’duhet ta marrë Topin e Artë këtë vit

  • 24 May 2019 - 15:03
Tifozi publikon listën me arsyet pse Messi s’duhet ta marrë Topin e Artë këtë vit

Lionel Messi nuk e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, mirëpo paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon kanë bërë që shumë tifozë të futbollit të besojnë se argjentinasi e meriton Topin e Artë këtë vit.

Kapiteni i Barcelonës e ka fituar titullin e La Ligës dhe këtë të shtunë mund ta shtojë edhe një tjetër titull në kabinetin e tij, atë të Kupës së Mbretit, nëse siguron fitore kundër Valencias në finale.

Në të gjitha garat, Messi këtë sezon ka kontribuar me 50 gola të shënuar. Kjo është hera e gjatë që 31-vjeçari e arrin këtë shifër dhe tani ai është favoriti për ta fituar Topin e Artë e këtij viti, pas tetë muajve.

Me 36 gola, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, si dhe është asistuesi më i mirë, me plot 13 asiste. Argjentinasi gjithashtu ka krijuar më së shumti raste (92) dhe ka pasur më së shumti goditje brenda kuadratit të portës (87).

Ai i bëri plot 1587 pasime brenda gjysmës së fushës të kundërshtarit dhe golat e tij ia fituan Barcelona 18 pikë. Por, të gjitha këto statistika nuk i mjaftuan një tifozi në Twitter për të besuar se Messi e meriton çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

“Kam lexuar shumë “tweets” që thonë se Messi duhet ta marrë Topin e Artë. Dhe ne duhet ta fillojmë një dialog për këtë. Të shënosh kundër fermerëve nuk të bëjnë fitues të Topit të Artë, driblimet dhe pasimet kyçe s’të bëjnë fitues të Topit të Artë”, shkruan @ronaldo7comps.

“Barcelona pati nevojë për Messin vetëm një herë këtë sezon. Qëllojeni çfarë ndodhi? Zero kontribut gjatë gjithë ndeshjes. I padukshëm në 30 minutat e fundit. Nuk mund ta shënonte asnjë gol për ta shpëtuar skuadrën e tij, ky nuk është fitues i Topit të Artë, është një dështak”.

Barcelona really need Messi only one time this season. Guess what: ZERO contribution in the whole game. Invisible the last 30 minutes in the 4-0 defeat against Liverpool. Couldn't score a single goal to save his team, that's not a Ballon D'or winner, that's a Bottler.

“Çfarë bën një fituesi i Topit të Artë në mes të një katastrofe? Shkëlqen, ose të paktën nuk tenton të fshihet. Messi është frikacak, nuk është lider. Jepjani Këpucën e Artë për golat kundër Huescas, Levantes e Getafes. Por, mos e prishni Topin e Artë. Një dështak s’mund të bëhet kurrë më i miri”.

Messi i kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, ndërsa në ndeshjen kthyese kishte krijuar më shumë raste sesa cilido lojtar tjetër i Barcelonës në fushë. Ai kishte qenë kyç edhe në kualifikimin kundër Manchester Unitedit.

(Kosova Sot Online)