"Rriqnat", tifo-grupi më i ri në Kosovë

  • 24 May 2019 - 15:18

Në mesin e shumë grupeve të tifozëve të klubeve të ndryshme sportive në Kosovë tani ka hyrë edhe grupi “Rriqnat”, që e mbështesin klubit e futsalit, Malisheva.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në Facebook, tifo-grupi “Rriqnat” bëri të ditur se për herë të parë do të jetë në tribuna për ta mbështetur klubin e Malishevës.

Image

Ndeshjen e parë me mbështetës, Malisheva e zhvilloi dje kundër FC Liburnit, në palestrën sportive “Habib Zogaj” në Malishevë.

Këtë ndeshje kthyese të play-offs, Malisheva e humbi me rezultat 3:7.

(Kosova Sot Online)