99 milionë euro çdo vit, si e bëri Perezi Realin galaktik

  • 24 May 2019 - 15:28
99 milionë euro çdo vit, si e bëri Perezi Realin galaktik

Nga Luis Figo në 2000 tek Eder Militao këtë vit. Florentino Perez ka transferuar në total 73 futbollistë si president i Realit të Madridit në dy epokat e tij në krye të këtij institucioni. “AS” ka analizuar aktivitetin e numrit 1 në “Bernabeu” gjatë (2000-2006 dhe 2009 deri tani).

Veteranët, jo të mirëpritur – Kur bëhet fjalë për moshën e lojtarëve që Perez sjell në Madrid, vetëm dy i kishin kaluar të 30-at: Rikardo Karvjo, i cili ishte 32 vjeç kur erdhi nga Çelsi në 2010 dhe Diego Lopez, i cili erdhi nga Sevija në moshën 31-vjeçare. Nën drejtimin e tij, Perezi ka investuar gjithnjë te te të rinjtë, kështu që ëndrra e tifozëve për të parë një ditë Levandovskin, Agueron, Kavanin apo Aspas me fanellën e bardhë duhet të shuhet.

KOSTOT – Transferimet e 72-vjeçarit kanë variuar nga 1 milion euro (riblerja e Lukas Vazkezit nga Espanjoli në 2015, deri në 96 mln euro dhe 101 për transferimin e Kristiano Ronaldos dhe Garet Bejlit). Spanjolli më i shtrenjtë është Ksabi Alonso (34.5 mln euro), i ndjekur nga Asier Ijaramendi (32 mln).

Në total, Reali ka shpenzuar 1.59 miliard me Perezin, mesatarisht 99 milionë euro çdo vit. Në 16 vitet e Perezit si president, “Los Blancos” kanë afruar vetëm dy futbollistë me parametër zero: Albert Selades në 2000 dhe Hamit Altintop në 2011. Ndërkohë që në formë huazimi kanë ardhur tre futbollistë: Emanuel Adebajor (2011), Majkëll Esien (2012) dhe Havier ‘Chicharito’ Hernandez (2014).

Image

KOMBËSITË – 73 transferimet e Perezit kanë ardhur nga 21 vende të ndryshme dhe lojtarët spanjollë arrijnë në total 24. Për çdo dy spanjollë, ka ardhur një brazilian: Flavio Konseisao, Ronaldo, Robinjo, Zhulio Baptista, Sisinjo, Kaka, Kasemiro, Lukas Silva, Danilo, Vinicius, Militao dhe Rodrigo, duke e bërë tokën karioka vendin e tij të preferuar të huaj nga merr furnizimin. Pas Brazilit vijnë lojtarët francezë me 5 të tillë: Klod Makelele, Zinedin Zidan, Karim Benzema, Varan dhe Teo, ndjekur nga 4 të portugezë: Figo, Kristiano, Karvajo dhe Fabio Koentrao.

SEKTORI – Mesfusha është reparti që ai ka përforcuar më shpesh nën drejtimin e skuadrës. 29 mesfushorë janë transferuar, duke variuar nga të suksesshmit Ksabi Alonso, Sami Khedira dhe Luka Modriç, te dështimet e Pablo Garsias, Tomas Gravesenit dhe Silvas. Njëzet e dy kanë qenë sulmuesit, 15 mbrojtës (me Militaon më të shtrenjtin) dhe 6 portierë: Sezar Sançez, Lopez, Kiko Kasija, Kejlor Navas, Tibo Kurtua dhe Lunin).

(Kosova Sot Online)