Kështu e komenton Pique transferimin e Griezmannit te Barcelona

  • 24 May 2019 - 15:45
Kështu e komenton Pique transferimin e Griezmannit te Barcelona

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka komentuar mundësinë e transferimit të Antoine Griezmannit në Katalonjë këtë verë, mirëpo shtoi se shpreson që vendimi të mos publikohet përmes ndonjë dokumentari.

Pasi Antoine Griezmann e bëri të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, spekulimet se ai do të transferohet në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës kanë dominuar në mediat botërore.

Më herët mediat spanjolle kishin raportuar se disa lojtarë në zhveshtoren e Barcelonës nuk e duan Griezmannin në skuadër, për shkak të mënyrës se si ai i kishte refuzuar në mënyrë shumë publike verën e kaluar.

Griezmanni e kishte bërë zbuluar vendimin e tij për ta refuzuar Barcelonën dhe për të nënshkruar kontratë të re me Atletico Madridit përmes publikimit të një dokumentari, të quajtur “Vendimi”.

Kjo mënyrë, përmes së cilës fituesi i Kupës së Botës me Francës e refuzoi Barcelonën verën e kaluar ia la një shije të hidhur katalonasve. Pique u pyet nëse mendon se do të ketë një tjetër dokumentar të tillë në planet e Griezmannit.

“Jo, shpresoj që jo. Ajo ishte mjaftueshëm. Nuk kam folur me të që një kohë të gjatë, mirëpo do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pique.

Për Griezmannin është përfolur se përveç që mund të shkojë në Barcelonë, ai ka ngjallur interesim edhe te Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi e Chelsea.

(Kosova Sot Online)