CR7 prezanton veturën e re, shpenzon rreth një milion për ta pasuruar koleksionin e tij

  • 24 May 2019 - 16:46
CR7 prezanton veturën e re, shpenzon rreth një milion për ta pasuruar koleksionin e tij

Cristiano Ronaldo po përgatitet ta zhvilloj ndeshjen e fundit në Serie A për këtë edicion. Por para se të zbresë në fushë në fundjavë, ylli portugez i Juventusit ka prezantuar para fansave të tij veturën e tij të re.

Ronaldo e ka pasuruar me një veturë të re koleksionin e tij të veturave, pasi ka blerë një McClaren Senna. Portugezi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video ku shihet duke vozitur veturën e tij të re.

Mjafton të kërkoni pak në internet dhe e shihni se për veturën e tij të re Cristiano Ronaldo ka shpenzuar rreth një milionë euro. Kjo veturë është vetëm njëra nga të shumta që ka Ronaldo, pasi ai më parë ka prezantuar edhe makina tjera të shtrenjta si Bugatti, Chiron e Veyron.

Image

34-vjeçari është një adhurues i madh i veturave luksoze dhe ai në shtëpinë e tij ka dhjetëra të tilla të modleve më të fundit..

(Kosova Sot Online)