Dortmundi pa “frena” në merkato, verdhezinjtë gati të rrëmbejnë lojtarin e Juves

  • 24 May 2019 - 17:22
Dortmundi pa “frena” në merkato, verdhezinjtë gati të rrëmbejnë lojtarin e Juves

Dortmundi ka nisur këtë merkato në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur akordin me tre lojtarë. Torgen Hazard, Shulz dhe Brandt, tashmë janë futbollistë të nënkampionëve të Gjermanisë, por klubi nuk do ta lërë me kaq.

Matias Samer, ish-lojtari i Dortmundit, duket se ka një këshillë për drejtuesit e klubit. Ai “sponsorizon” Mario Manxukiçin për majën e sulmit.

Image

Sipas “Bild”, se çdo gjë do të përfundojë në verë, pasi Dortmundi ka më shumë se një vit që e kërkon lojtarin kroat.

E vetmja pengesë është rroga e Manxukiçit, i cili përfiton 6 milionë euro në sezon. Juventusi është e gatshme ta shesë lojtarin nëse në dyert e klubit vjen një ofertë shumë e mirë.

(Kosova Sot Online)