Liverpool kontakton Real Madridin – Plane për ‘tandemin’ Van Dijk – Ramos

  • 24 maj 2019 - 17:33
Liverpool kontakton Real Madridin – Plane për ‘tandemin’ Van Dijk – Ramos

Raportohet se Liverpool kanë kontaktuar me Real Madrid rreth një nënshkrimi të mundshëm me Sergio Ramos. Pas shërbimit 14 vjeçar që bëri në ‘Santiago Bernabeu’, sot në mediet spanjolle është raportuar se lojtari do të largohet nga Madridi.

Ramos ka ndihmuar ‘Los Blancos’ në fitimin e 20 titujve, duke përfshirë katër La Liga dhe katër Liga të Kampionëve. Por, duket se lojtari po përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij, duke kërkuar largimin nga Real Madrid.

Mediet britanike raportojnë se është skuadra e Liverpool ajo që ka bërë kontaktet e para për Ramos. Liverpool ka pasur një prej mbrojtjeve më të mira në Evropë këtë edicion, dhe afrimi i Ramos do ta përmirësonte akoma më shumë mbrojtjen e ‘The Reds’.

Sigurisht, me tandemin e përbërë nga Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk, do të krijohej një ‘muri’ para Alisson Becker.

(Kosova Sot Online)