Dybala mesazh të qartë Juvestusit

  • 24 May 2019 - 17:41
Dybala mesazh të qartë Juvestusit

Paulo Dybala, hodhi dritë mbi të ardhmen e tij, teksa ishte në një event të sponsorit kryesor të Juventusit në Milano. Argjentinasi mbajti një qëndrim të qartë, teksa i shprehu dashurinë fanellës bardhezi.

E ARDHMJA – Vëllai im ka folur në emrin e tij, unë kam biseduar me klubin, dhe ata e dinë atë që dua unë. Paratiçi e di se dua të vazhdoj të luaj për Juventusin. Më pas, të tjerat nuk varen prej meje. Klubi duhet të bëjë zgjedhje të bazuara edhe te trajneri i ri. Interi? Kam shumë respekt për atë fanellë dhe tifozët e vet, por unë flas për Juventusin.

VITI ME ALEGRIN – Trajnerin e përshëndetëm të gjithë dhe e falënderuam për atë që bëri për ne, i uroj më të mirën. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh. Kështu shprehen këtu në klub, dhe këtë thonë edhe shokët e mi. Tani, i mbetet klubit të zgjedhë trajnerin e ri, dhe shpresojmë që të jetë dikush i fortë, të fitojmë gjithçka.

ME RONALDON – Ishte një përvojë e mrekullueshme të luaja me të. Jam me fat që luaj me dy nga fenomenët më të rëndësishëm(i referohet edhe Mesit në Kombëtare).

(Kosova Sot Online)