De Jong dhe e dashura zbulojnë kënaqësitë e Barçës

  • 24 May 2019 - 17:46
De Jong dhe e dashura zbulojnë kënaqësitë e Barçës

Frenkie de Jong, ylli i Ajax, që ka nënshkruar prej janarit me kampionët e La Liga-s, dhe e dashura e tij mjaft “mediatike”, Mikky Kiemeney, regjistruan momentet më romantike dhe pasionante të vizitës së tyre në Barcelonë.

Ata kishin udhëtuar atje për të kërkuar një shtëpi, ku do të sistemohen nga 1 korriku e në vazhdim (kur të bëhet pjesë e skuadrës blaugrana) dhe u njohën me kënaqësitë dhe luksin që ofron ky qytet.

Ishte Mikky Kiemeney, partnerja e talentit të madh holandez, ajo që e ndau videon përmbledhëse nga kjo vizitë, mjaft e komentuar në rrjetet e saj sociale.

(Kosova Sot Online)