Liverpool është makthi i Messit, e përmend edhe kur pyetet për ‘Këpucën e Artë’

  • 24 May 2019 - 17:57
Liverpool është makthi i Messit, e përmend edhe kur pyetet për ‘Këpucën e Artë’

Humbja ndaj Liverpool duket se ka qenë më e rënda në karrierë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Barcelona pati avantazhin prej tri golave pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Liverpool, për tu përmbysur në ‘Anfield’ me rezultatin 4:0.

Kjo gjë po i dhemb shumë Leo Messit, i cili këtë edicion kishte shpresat maksimale për një triumf në Ligën e Kampionëve.

Lojtari është në rrugë të mirë që të triumfojë edhe në garën për ‘Këpucën e Artë’, por kjo nuk i intereson aq shumë pas eliminimit nga LK.

“Nëse jam i sinqetë, nuk më intereson shumë për të. Jemi akoma duke u rikuperuar nga ajo që ndodhi në Liverpool, ishte goditje e rëndë dhe jam akoma në atë” ka thënë Messi.

“Nuk jam pishman që kam thënë ato (fjalët në fillim të sezonit lidhur me Ligën e Kampionëve). Unë nuk premtova se do ta sjell atë, premtova që do të garojmë, kjo është arsyeja pse kërkojmë falje, që nuk e sollëm” ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.

Kjo është hera e parë që nga fitorja ndaj Liverpool që Messi është shfaqur në një konferencë për shtyp.

(Kosova Sot Online)