Shansi i fundit i Mbappes për Këpucën e Artë

  • 24 May 2019 - 18:57
Shansi i fundit i Mbappes për Këpucën e Artë

Sonte në mbrëmje do të vendoset edhe fituesi i Këpucës së Artë për sezonin 2018-19. Mbappe duhet të shënojë plot 5 gola për të mposhtur Lionel Messin.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet java e fundit në kampionatin francez. PSG është shpallur kampion prej kohësh, por në skuadrën e teknikut Tuchel pritet ta ndihmojnë Kilyan Mbappe të realizojë së paku katër gola për të barazuar Lionel Messin në garën për Këpucën e Artë.

Argjentinasi ka realizuar gjithsej 36 gola, ndërkohë që ylli francez e ndjek me katër gola më pak. 19-vjeçari shënoi dy gola në ndeshjen e kaluar ndaj Dijon ndërkohë që Messi iu përgjigj me dopietë personale përballë skuadrës së Eibar.

Për t’u shpallur fitues i çmimit Këpuca e Artë, Mbappe i duhet të shënojë plot 5 gola. Në rast se barazon Lionel Messin do ta ndajë sëbashku me argjentinasin këtë trofe. Misioni nuk është aspak i lehtë për Mbappe, por pak ditë më parë, kampioni i botës me Francën tha se asgjë nuk ka përfunduar dhe është besimplotë se do të dalë fitues.

PSG do të luajë në transfertën e Reims që luan për prestigj dhe pa objektiva madhore. Për këtë duel në kampin e kampionëve në fuqi të Francës do të mungojë Neymar dhe Thiago Silva.

(Kosova Sot Online)