Ronaldo e dëshiron këtë lojtarë të Real Madridit te Juventusi

  • 24 May 2019 - 19:40
Ronaldo e  dëshiron këtë lojtarë të Real Madridit te Juventusi

Gjatë ditës së sotme mediat spanjolle lajmëruan që kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos i ka ftohur marrëdhëniet me klubin dhe po mendon largimin pas 15 viteve karrierë.

Sipas raportimeve, ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo e dëshiron mbrojtësin spanjoll në Itali. Drejtori i Juventus, Paratici është duke shikuar një mbrojtës që të zëvendësoj Barzaglin.

Ramos është njëri nga profilet që ‘Zonja e Vjetër’ e ka studiuar dhe po ashtu miqësia e tij me CR7 mund të jetë shtysë që ai të transferohet në Itali.

Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë lëvizje rreth kësaj.

(Kosova Sot Online)