Interesim shumë i vogël për finalen e Kupës së Kosovës

  • 24 May 2019 - 20:44
Interesim shumë i vogël për finalen e Kupës së Kosovës

Pas pak minutash (20:45) do të startojë ndeshja finale e Kupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Pavarësisht rëndësisë së madhe të kësaj sfide, interesimi i shikuesve është shumë i vogël. zyrtarisht për këtë duel janë shitur vetëm 700 bileta.

Ndërkohë, klubeve i janë ndarë nga 300 bileta për grupimet e tifozëve.

Në total janë konfirmuar vetëm 1300 shikues edhe pse ky numër mund të rritet.

(Kosova Sot Online)