Muriqi shënon dhe asiston në ndeshjen e fundit të sezonit në Turqi

  • 24 May 2019 - 22:21
Muriqi shënon dhe asiston në ndeshjen e fundit të sezonit në Turqi

Muriqi e ka mbyllur sezonin në Turqi në mënyrën më të mirë, duke shënuar dhe asistuar, ani pse skuadra e tij u mposht 3-2 nga Trabzonspori.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të vijë në Kosovë për t’u përgatitur për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në mënyrën më të mirë të mundshme, raporton Gazeta Express.

Ai ka asistuar dhe shënuar në ndeshjen që Rizespori e humbi 2-3 në shtëpi nga Trabzonspori në Superligën e Turqisë, e fundit për sezonin 2018/19.

Fillimisht, Muriqi asistoi për Boldrin që realizoi për 1-0 në minutën e 16’, para se mysafirët të përmbysin gjithçka dhe të shënojnë tre gola të shpejtë.

 

Me të filluar pjesa e dytë, Muriqi që është në super formë, shënoi për 2-3, në minutën e 65’.

Por, pavarësisht formës së mirë të Muriqit, Rizespori e mbylli sezonin me humbje, derisa për Muriqin, ky ishte goli i 17 në të gjitha garat, teksa ka asistuar edhe nëntë herë për shokët e skuadrës.

(Kosova Sot Online)