Prishtina feston kualifikimin në Evropë

  • 24 May 2019 - 23:27
Prishtina feston kualifikimin në Evropë

Prishtina ka reaguar pasi do të marrë pjesë në parakualifikime në Europa League.

Pas triumfit në Ipko Superligë, Feronikeli e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Nikli e ka mposhtur 5-1 në finale Trepçën ’89, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo fitoren e Feronikelit, ka bërë që Prishtina të dalë në Evropë si nënakmpione.

Pas fundit të sfidës, ka reaguar edhe Prishtina me një postim në Facebook

Postimi i Prishtinës:

Megjithatë, Prishtina sërish në Evropa Ligë

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht

Prishtinë, 24 maj 2019 – Pas triumfit të sotëm në Kupën e Kosovës nga Feronikeli ndaj Trepçës ‘89, Prishtina automatikisht ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League si nënkampione edicionit 2018/19.

Është kjo hera e katërt që skuadra siguron pjesëmarrjen në Evropë. Dy herë e ka bërë nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës dhe dy herë tjera si nënkampione. Megjithatë, në edicionin e parë pas pranimit, skuadrat kosovare nuk ishin licencuar dhe sivjet do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht duke mbetur skuadra e vetme kosovare me më shumë se një paraqitje në Evropë.

2018/19 – Nëpërmjet vendit të dytë

2017/18 – Fitues i Kupës – Kalon raundin paraeliminator duke e mposhtur Europa nga Gjibraltari 1:1 dhe 5:0, ndërsa eliminohet në raundin e parë nga Fola e Luksemburgut me penalti pas dy ndeshjeve të luajtura pa gola.

2016/17 – Nëpërmjet vendit të dytë – eliminohet në raundin e parë kundër Norkoping të Suedisë 5:0/0:1

2015/16 – Fituese e Kupës – nuk licencohet

(Kosova Sot Online)