Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Europa League dhe orari i ndeshjeve

  • 24 May 2019 - 23:30
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Europa League dhe orari i ndeshjeve

Prishtina ka zbuluar kundërshtarët e mundshëm për fazën parakualifikuese në Europa League.

Pas triumfit në Ipko Superligë, Feronikeli e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Nikli e ka mposhtur 5-1 në finale Trepcën ’89, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo fitoren e Feronikelit, ka bërë që Prishtina të dalë në Evropë si nënakmpione.

Përmes një postimi në Facebook, Prishitna ka treguar se me datat 27 qershor dhe 4 Korrik do t’i zhvillojë dy ndeshje në rundin paraeliminator të Europa League.

Ndër të tjera, Prishtina ka bërë të ditur se mund të takohet me skuadra si; Tre Fiori (San Marino), Tre Penne (San Marino, nëse nuk e fiton titullin përball La Fiorita), Barry Toën United (Uells), Cardiff Metropolitan University (Uells), Ballymena United (Irlandë e Veriut), Gibraltar United ose St Josephs (Gjibraltar) dhe Engordany ose Inter Club Escaldes (Andorrë), raporton Gazeta Express.

Postimi i plot i Prishtinës:

Shorti preliminar i UEL më 11 qershor
Ndeshjet zhvillohen më 27 qershor dhe 4 korrik

Prishtinë, 24 maj 2019 – Prishtina edhe këtë edicion paraqitet nga raundi paraeliminator i Evropa Ligës. Në këtë raund bëjnë pjesë 14 skuadra. Nuk konsiderohet i vështirë, por edhe edicionin e kaluar kishte befasi, megjithëse Prishtina e kishte kaluar.

Edhe këtë edicion kundërshtar i mundshëm mund të jetë Europa nga Gjibraltari (2.000), megjithëse Prishtina me 1.250 pikë të koeficientit mund të jetë bartëse dhe mos mund të takohet me skuadrat e “favorizuara” bartëse si Cliftonville nga Irlanda e Veriut (2.500) njëherësh skuadra me koeficientin më të lartë, e ndjekur nga Europa, pastaj dy skuadrat e Ishujve Faroe, NSI Runavik (1.750) dhe KI Klaksvik (1.250) dhe Sant Julia nga Andorra (1.250) dhe Jeunesse Esch të Luksemburgut (1.000)

Me gjasë të madhe, Prishtina mund të takohet nga njëra prej këtyre skuadrave:
Tre Fiori (San Marino) 1.000
Tre Penne (San Marino) 0.750 (nëse nuk e fiton titullin përball La Fiorita) 
Barry Town United (Uells) 0.825
Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0.775
Gibraltar United ose St Josephs(Gjibraltar)
Engordany ose Inter Club Escaldes (Andorrë)

(Kosova Sot Online)