Talenti shqiptar e mbyll me rekord dhe Panenka sezonin perfekt

  • 25 May 2019 - 08:14
Talenti shqiptar e mbyll me rekord dhe Panenka sezonin perfekt

Sezoni i tretë në Sllovaki është mbyllur me sukses të plotë për Kristi Qosen, mesfushorin 23-vjeçar që ka 5 vjet që pret debutimin në ndeshje zyrtare me kombëtaren shqiptare, pas pak minutave të luajtura në një miqësore në San Marino, në qershor 2014.

Pesë vite pas atij debutimi, Qose ndihet gati për t’u bërë i rëndësishëm për trajnerin e ri Edy Reja, sepse e ka mbyllur kampionatin sllovak me një rendiment të shkëlqyer: 9 gola në kampion dhe 1 në kupë, me ekipin e tij Ruëomberok që kualifikohet për në Europa League.

Djaloshi nga Korça nuk kishte shënuar kurrë kaq shumë brenda një sezoni, shenjë se tashmë është pjekur, duke u bërë vendimtar edhe para porte.

Sot Ruëomberok mbylli kampionatin duke humbur 4-2 në Zilina, ndërsa Qose shënoi nga pika e bardhë, sërish me Panenka, ashtu si bëri më 11 maj.

(Kosova Sot Online)