Presidenti i Barcelonës, pasi Messi e fitoi “Këpucën e Artë”: Je madhështor!

  • 25 May 2019 - 09:08
Presidenti i Barcelonës, pasi Messi e fitoi “Këpucën e Artë”: Je madhështor!

Bartomeu e ka uruar Messin për “Këpucën e Artë” – të gjashtën në karrierë.

Sulmuesi 20-vjeçar, Kylian Mbappe, shpresonte shumë që këtë edicion do ta bëjë ëndrrën realitet – duke fituar “Këpucën e Artë”.

Me një ndeshje të mbetur dhe katër gola prapa Leo Messit, Mbappe besonte se mund të bëjë mrekullinë kundër Reims të Arbër Zenelit, që luajti për 20 minuta në këtë ndeshje.

Mirëpo, PSG-ja humbi 3-1 nga Reims, Mbappe shënoi vetëm një gol, duke e mbyll sezonin me 33 finalizime në Ligue 1, tre gola më pak se Leo Messi (36).

Kështu, 10-shi i Barcelonës tashmë edhe zyrtarisht është fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2018/19.

Messi e fiton “Këpucën e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë prapa rivalin, Cristiano Ronaldon me katër.

Tani e ka uruar edhe numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Nuk ka mjaftueshëm çmime individuale për të njohur madhështinë tënde, Leo”, ka shkruar Bartomeu në llogarinë personale në rrjetin social “Twitter”.

Për shkak të sezonit fantastik, Leo është favorit edhe për “Topin e Artë”. 

(Kosova Sot Online)