Nuk e zë Messin, por në Francë është i pakapshëm

  • 25 May 2019 - 09:20
Nuk e zë Messin, por në Francë është i pakapshëm

Mbappe është i lumtur me çmimet e fituara në Francë – lojtari i vitit dhe golashënuesi më i mirë.

Sulmuesi 20-vjeçar, Kylian Mbappe, shpresonte shumë që këtë edicion do ta bëjë ëndrrën realitet – duke fituar “Këpucën e Artë”.

Me një ndeshje të mbetur dhe katër gola prapa Leo Messit, Mbappe besonte se mund të bëjë mrekullinë kundër Reims të Arbër Zenelit, që luajti për 20 minuta në këtë ndeshje.

Mirëpo, PSG-ja humbi 3-1 nga Reims, Mbappe shënoi vetëm një gol, duke e mbyll sezonin me 33 finalizime në Ligue 1, tre gola më pak se Leo Messi (36).

Kështu, 10-shi i Barcelonës tashmë edhe zyrtarisht është fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2018/19.

Sido që të jetë, Mbappe ka për çfarë te festojë, Përveç titullit të Francës, është shpallur futbollisti më i mirë dhe tani edhe golashënuesi më i mirë.

“Faleminderit shokëve të mi që më kanë ndihmuar, klubit për besimin dhe natyrisht, fansat për mbështetjen”, ishte mesazhi i Mbappe në “Twitter” pasi u mbyll sezoni në Francë. 

Image

(Kosova Sot Online)