“Isha lojtar i Realit 95%, por fati deshi që të më realizohet ëndrra – të luaj në Barcelonë”

  • 25 May 2019 - 12:05
“Isha lojtar i Realit 95%, por fati deshi që të më realizohet ëndrra – të luaj në Barcelonë”

Alves ka bërë të ditur se ka refuzuar Realin dhe Chelsean për Barcelonën. Ishte vendim i duhur, pasi ai shkroi histori me katalunasit. Fitoi shumë trofe dhe bëri 391 paraqitje, duke realizuar edhe 21 gola – teksa ka dhuruar dhe 100 asiste.

36-vjeçari i PSG-së, Dani Alves, në një intervistë për ESPN, ka bërë të ditur se ka refuzuar Chelsean dhe Real Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës.

Ai thotë se me Realin ishte pothuajse gjithçka e kryer, por në fund është i lumtur që realizoi ëndrrën që kishte si fëmijë – të luajë në Camp Nou me fanellën e Barcelonës.

“Isha shumë afër nënshkrimit për Real Madridin, por fati ndërhyri. Dhe ai tha se historia ime do të shkruhet në Barcelonë, siç kisha ëndërruar si fëmijë, dhe ëndrrat duhet t’i bëni realitet”, tha Alves në një intervistë për “ESPN”.

“Jam falënderues që iu shmanga transferimit në Madrid dhe arrita të nënshkruajë për Barcelonën. Madridi ishte ekip fitues, ishte më mirë te Barcelona për të ndërtuar një ekip dhe për të ndryshuar historinë, dhe e bëmë këtë”.

“Me Madridin gjithçka ishte e kryer, 95%, por Del Nido (atëkohë president i Sevillas) ishte tip i vështirë”, thotë Alves, i cili gjithashtu tregon se ka pasur ofertë edhe nga Chelsea para se t’i bashkohet Barcelonës, i cili në vitin 2008 u transferua në “Camp Nou”.

Për 9 sezone, tri me Pep Guardiolën, Alves ishte pjesë në ndryshimin e historisë së klubit të Barcelonës, ku fitoi tre trofe të Champions League dhe shumë tituj të tjerë.

Ai ka bërë 391 paraqitje për katalunasit, ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 100 asiste. 

(Kosova Sot Online)