Neymar thyen heshtjen dhe i jep sinjale Realit: Më pëlqejnë sfidat e reja!

  • 25 May 2019 - 12:16
Neymar thyen heshtjen dhe i jep sinjale Realit: Më pëlqejnë sfidat e reja!

Afati kalimtar i verës do të jetë i ‘çmendur’. Shumë klube pritet të përforcohen me futbollistë të ndryshëm, derisa pritet edhe lëvizje e lojtarëve të mëdhenj që të ndërrojnë skuadra.

Neymar Junior dhe Kylian Mbappe, janë dy super futbollistët që mund të ndërrojnë ekipe gjatë verës.

Mbappe tha ditë më parë se ka ardhur koha të marrë më shumë përgjegjësi, “nëse jo në PSG, atëherë te ndonjë klub tjetër me një projekt”.

Ky mesazh sinjalizoi Real Madridin, që po tenton të bëjë revolucion dhe natyrisht, ardhja e 20-vjeçarit, mund të ishte një nisje e mirë.

Përveç Mbappen, me Realin lidhet edhe Neymar Junior.

Ai tashmë ka thyer heshtjen. Në Brazil, teksa fliste për mënyrën se si e trajtojnë, për shkak të rrëzimeve të shpeshta në fushë, Neymar tha: “më pëlqejnë sfidat e reja”.

Braziliani nuk është i lumtur në Paris dhe sipas “El Chiringuito de Jugones”, nuk përjashtohet mundësia e transferimit në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)