Shenjëtarët kërkojnë pikë Olimpike në Kupën e Botës “Mynih 2019”

  • 25 May 2019 - 13:15
Shenjëtarët kërkojnë pikë Olimpike në Kupën e Botës “Mynih 2019”

Kombëtarja e Kosovës në Shenjëtari Sportive ka udhëtuar drejt Mynihut të Gjermanisë, ku prej sot e deri më 31 maj 2019 do të mbahet Kupa e Botës, në disiplinat pushkë dhe pistoletë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosovën e përfaqësojnë Urata Rama Gagica, Drilon Ibrahimi, që garojnë në pushkë 10 metra, si dhe Lumturije Rama e Nexhat Sahiti në pistoletë 10 metra.

Urata e Driloni janë edhe bursistë Olimpikë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Iu urojmë suksese të katër garuesve tanë, të cilët do të synojnë të mbledhin pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020”, shkruan ndër të tjera në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

(Kosova Sot Online)