Gaboi rastin fatal në Europian, e pabesueshme ç’po ndodh me Shkëlzen Gashin

  • 25 May 2019 - 13:48
Gaboi rastin fatal në Europian, e pabesueshme ç’po ndodh me Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi mbahet mend padyshim nga të gjithë tifozët shqiptarë për rastin vendimtar të humbur ndaj Zvicrës në Europianin e vitit 2016, ku nëse do kishte realizuar, do ishte barazuar rezultati në 1-1.

Si duket, ky "mallkim" se po e ndjek si hije sulmuesin shqiptar i cili sot nuk po gjen dot një ekip ku të vazhdojë karrierën.

Pas mbylljes së kontratës me Colorado Rapids në Amerikë, ai ende nuk është sistemuar në një ekip të ri.

Madje edhe ish-skuadra e tij, Grasshopperi, ku bëri emër në vitet 2012-2014, tanimë e rënë në kategorinë e dytë të futbollit zviceran nuk ka asnjë interesim për të.

Ndërkohë, edhe karriera në kombëtare duket thuajse e përfunduar.

Panuçi nuk e thirri asnjëherë, ndërsa Edi Reja as që nuk e llogarit fare. Të shohim çfarë do ndodhë me sulmuesin shqiptar…