“Nuk e di se çfarë do Mbappe, klubi është mbi të gjithë”

  • 25 May 2019 - 14:31
“Nuk e di se çfarë do Mbappe, klubi është mbi të gjithë”

Një tjetër lojtar i PSG-së ka folur për të ardhmen e Mbappes.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin brazilian, Marquinhos, i cili ka vënë dyshime për vazhdimësinë e Kylian Mbappe te kampioni i Francës.

“Nuk e kam kuptuar mirë se çfarë deshi të thotë me atë Mbappe. Ndoshta ka folur me drejtuesit e klubit, me trajnerin, por s’ka folur me lojtarët. Duhet ta pyesni se çfarë ka dashur të thotë me atë vërtetë, me atë frazë”, tha Marquinhos.

Mbrojtësi brazilian e thumboi Mbappen, duke thënë se klubi është mbi të gjithë.

“PSG-ja është më i rëndësishëm se çdo lojtar që e vesh këtë fanellë. Lojtarët mund të largohen, por klubi do të jetë gjithmonë këtu”.

Mbappe e ka tronditur Paris Saint-Germainin me deklaratën e tij të fundit, në një kohë kur përfolet se ai mund të kalojë në Real Madrid, duke theksuar se mbase ka ardhur koha që ai të marrë më shumë përgjegjësi qoftë larg gjigantit francez.

Mediat botërore vazhdimisht kanë raportuar se Mbappe është objektivi i Real Madridit, dhe deklarata e tij e fundit vetëm sa i ka rrit spekulimet.

“Mbase ka ardhur koha të marrë më shumë përgjegjësi, qoftë në PSG me kënaqësinë më të madhe, apo mbase diku tjetër më një projekt të ri”, kishte thënë Mbappe.

(Kosova Sot Online)