Kjo do të jetë pamja për festën e kampionëve në sheshin “Fehmi Lladrovci”

  • 25 May 2019 - 14:36
Kjo do të jetë pamja për festën e kampionëve në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Feronikeli sot feston titullin e kampionit të Kosovës në futboll, gjithashtu edhe DigitAlb Kupën e Kosovës, me një ceremoni fantastike që është paraparë të fillojë prej orës 20:00.

Festë e menduar deri në detajin e fundit, do të mbretërojë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të kampionëve të Kosovës.

Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët.

Në faqen zyrtare, Feronikeli ka bërë të ditur se “Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza)”.

“Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas”, shkruan ndër të tjera klubi.

(Kosova Sot Online)