Për shtatë sezone në Superligë, Feronikeli ka fituar shtatë tituj

  • 25 May 2019 - 14:39
Për shtatë sezone në Superligë, Feronikeli ka fituar shtatë tituj

Tetë vite më parë Feronikeli debutonte në elitën e futbollit kosovar. Edicionet e para ishin të vështira për klubin nga Drenasi, teksa rrezikonte seriozisht qëndrimin në elitë, duke u ballafaquar edhe me ndeshjen e barazhit.

“Nikli” trofeun e parë në histori e fitoi në edicionin 2013/14, teksa mposhtnin Hajvalinë në finale me rezultat 2-1.

Në edicionin vijues Feronikeli arriti të shkruante historinë, duke triumfuar titullin kampion dhe kupën e Kosovë nën drejtimin e Gani Sejdiut.

Titullin e dytë kampion “industrialistët” e fituan nën drejtimin e Afrim Tovërlanit në edicionin 2015/16.

Këtë edicion Feronikeli fitoi edhe njëherë tjetër titullin dhe kupën e Kosovës, për të dërguar në shtatë numrin e trofeve të fituar në shtatë vite garimi në kampionatin elitarë.

Pasi që fituan dy trofetë kryesorë në vend, titulli i Superkupës do tu takojë automatikisht për tu bërë kështu ekipi i dytë më i suksesshëm në vend pas Prishtinës.

Image

Troftë e Feronikelit në shtatë vite garimi në Superligë:

2013/14 – Kupa e Kosovës
2014/15 – Titulli kampion – Kupa e Kosovës
2015/16 – Titulli kampion
2018/19 – Titulli kampion – Kupa e Kosovës

(Kosova Sot Online)