Mavraj: “Duhet të jemi të qetë dhe të ftohtë”

  • 25 May 2019 - 15:58
Mavraj: “Duhet të jemi të qetë dhe të ftohtë”

Inglostadti fitoi ndeshjen e parë të “play-out” ndaj Wehen me rezultatin 1-2.

Mundësi shumë e mirë për ekipin gjerman që të realizojë një mrekulli, pasi mund të sigurojë qëndrimin në Bundesliga 2.

Mbrojtësi shqiptar luajti mjaft mirë dhe ndihmoi skuadrën e tij. 32-vjeçari është kthyer në lider tek ekipi i Inglostadti duke transmetuar qetësi dhe eksperiencë.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka folur pas sfidës duke kërkuar qetësi nga skuadra.

“Morali i djemve është i lartë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të ftohtë. Nuk duhet të nënvlerësojmë për asnjë moment kundërshtarin, pavarësisht fitores në sfidën e parë. Duhet të qëndrojmë me këmbët tona dhe ta kalojmë me sukses këtë sfidë”, u shpreh Mavraj.

(Kosova Sot Online)