Reagon Valverde pas disfatës së Barçës në Kupën e Mbretit

  • 26 May 2019 - 08:30
Reagon Valverde pas disfatës së Barçës në Kupën e Mbretit

Ernesto Valverde ka thënë se dëshiron t’i ndryshojë gjërat në Barcelonën e tij, pas humbjes në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias të shtunën në Sevilla.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pas turpërimit që ia shkaktoi Liverpooli dhe humbja në finale të kupës ia ka vështirësuar gjërat Valverdes dhe ia ka bërë edhe më të paqartë të ardhmen në Camp Nou

Megjithatë, trajneri spanjoll nuk e ka ndërmend të lëvizë dhe dëshiron t’i ndryshojë gjërat.

“Trajnerët gjithmonë duan t’i ndryshojnë gjërat”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Nëse do zgjedhja për të dështuar në finale apo çerekfinale, atëherë do ta parapëlqeja finalen. Nëse do të mund të zgjedhja mes çerekfinales apo gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, atëherë do ta zgjedhja gjysmëfinalen”, shtoi ai.

Valencias nuk ishte skuadër dominuese, por i shfrytëzoi mundësitë, gjë që e pranoi edhe vetë Valverde.

“Ata janë shumë të mirë në kundërsulme dhe sot ishin shumë efektivë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)