Dzeko arrin marrëveshje me Interin

  • 26 May 2019 - 09:00
Dzeko arrin marrëveshje me Interin

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka arritur marrëveshje me Interin, sipas Sky Sport Italia. Boshnjaku do të ribashkohet me Radja Nainggolanin te klubi zikaltër.

Ky nuk është një thashetheme e re e interesimit të Interit në sulmuesin, sepse sipas Sky Sport këmbëngul se marrëveshja është arritur, të paktën mes lojtarit dhe klubit të tij të ri

Duke qenë se kontrata e tij aktuale me Romën mbaron në qershor të vitit 2020 dhe atij nuk i është propozuar rinovimi, duket se vendimi për ndarje është i përbashkët.

Dzeko iu bashkua Romës nga Manchester City për 15 milionë euro verën e vitit 2015.

Deri tani këtë sezon, 33-vjeçari i ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 39 ndeshje, por vetëm nëntë nga to erdhën në Serie A.

(Kosova Sot Online)