Napoli gati ta lë të lirë Hysajn, ia cakton çmimin e largimit

  • 26 May 2019 - 11:14
Napoli gati ta lë të lirë Hysajn, ia cakton çmimin e largimit

Elseid Hysaj është duke kaluar javët e tij të fundit si futbollist i gjigantit italian Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka pasur një sezon me ulje dhe ngritje, duke qenë titullar, por edhe duke qëndruar një pjesë të mirë të ndeshjeve në bankën rezervë.

Marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Carlo Ancelotti kanë bërë shqiptarin të mendojë largimin nga Sao Paulo.

Napoli tanimë ka gjetur zëvendësimin e tij, pasi ka marrëveshje me mbrojtësin e Empolit, Giovanni Di Lorenzo.

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Nën kampionët e Italisë janë gati ta lënë tani Hysajn të lirë të largohet dhe i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Napoli do ta lë të lirë nëse vije një ofertë prej 40 milionë euro.

Atletico Madrid mbetet skuadra më e interesuar për lojtarin, por Hysaj duhet të pres pak.

Maurizio Sarri mund të emërohet trajner i Juventusit dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë Hysaj do t’i bashkohej trajnerit italian në Allianz Stadium. 

(Kosova Sot Online)