Efekti Ronaldo, mungesa e tij ndikon te biletat

  • 26 May 2019 - 12:27
Efekti Ronaldo, mungesa e tij ndikon te biletat

Juventusi ka vendosur të lërë pushim Cristiano Ronaldon për të qenë i freskët për ndeshjet e kombëtares, teksa Massimiliano Allegri, trajneri bardhezi, e konfirmoi në konferencën e fundit për shtyp si "juventin"...

Eshtë hera e dytë që CR7 mungon në stadiumin e Xhenovas, pas ndeshjes Genoa-Juventus 2-0. Tani, edhe në Sampdoria-Juventus nuk do të jetë, as edhe në stol. Humbet kështu sfidën nda Fabio Quagliarellas.

Por, ndikon edhe te biletat. Deri tani, vetëm 400 bileta të shitura në sektorin mik në "Luigi Ferraris". Nëse CR7 do të kishte qenë, sigurisht që do të ishin minimalisht 1000 bileta të shitura...

(Kosova Sot Online)