Toronto në finale për herë të parë

  • 26 May 2019 - 12:50
Toronto në finale për herë të parë

Për herë të parë në historinë e NBA, një skuadër kanadeze arrin të kualifikohet në finalen madhe.

Pas katër viteve radhazi përballë Cleveland Cavaliers, Golden State Warriors do të sfidohen nga Toronto Raptors, që e mbyllën me rezultatin 4-2 serinë e finaleve të Lindjes kundër Milwaukee Bucks.

Në përballjen e 6-të të Serisë të zhvilluar në “Scotiabank Arena” të Torontos, kanadezët triumfuan me rezultatin 100-96, duke përmbysur disavantazhin fillestar të serisë (2-0).

Kawhi Leonard e përmbushi misionin e tij. Transferimi në Toronto në verë nga San Antonio Spurs ngriti 1000 mijë dyshime mbi potencialin e Raptors dhe se sa mund të ndikonte basketbollisti i lindur në Los Angeles. Kawhi Leonard tregoi klasin e tij, sidomos në fazën play off, veçanërisht përballë 76ers e më pas ndaj Bucks, që ishin skuadra më e mirë e sezonit të rregullt.

Ish-i i Spurs-ave në këtë përballje, që sanksionoi kualifkimin në finalen e madhe të NBA, realizoi 27 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi plot 17 topa. Statistika vërtet prej lideri.

Të rëndësishme edhe 18 pikët e Pascal Siakam dhe 17 Kyle Lowry. Mga radhët e Bucks, vetëm 21 pikë e 11 rikuperime për Giannës Antetokounmpo.

(Kosova Sot Online)