Pierluigi Collina e pranon gabimin në finalen dramatike të 1999-ës

  • 26 May 2019 - 13:32
Pierluigi Collina e pranon gabimin në finalen dramatike të 1999-ës

Pierluigi Collina ndalon për t’u menduar dhe mendja e tij rikthehet 20 vite pas, në mbrëmjen kur Mançester Junajtid shënoi dy herë në tri minutat e shtesës që ai kishte dhënë në “Camp Nou”. A ka një peng që arbitri i nderuar italian do të kishte bërë ndryshe atë natë? “Ndoshta koha shtesë duhet të ishte më e gjatë”, i përgjigjet Kolina pyetjes së “DailyMail” pas një reflektimi të kujdesshëm disasekondësh.

“Normalisht, vetëm zëvendësimet konsideroheshin kohë shtesë. Sot ne po u themi arbitrave që të tregohen më të kujdesshëm në llogaritjen e saj. Kur shënohet një gol, normalisht ka një minutë shtesë për festën dhe ne u themi gjyqtarëve që ta kompensojnë për këtë. Por mendoj se po flasim për detaje të vogla, shumë të vogla”. Kishin mbetur vetëm 20 sekonda në kronometrin e orës së Kolinës kur Ole Gunar Solskjaer nxori këmbën për të devijuar atë goditje me kokë të Tedi Sheringamit në rrjetën e Bajernit të Mynihut. Ndeshja përfundoi. Kolina e dinte dhe po ashtu edhe ata që nuk dorëzohen kurrë, gjermanët.

Një nga imazhet më të paharrueshme të asaj mbrëmjeje ishte Kolina që përpiqej t’u jepte kurajë edhe duke i ngritur në këmbë yjet e dërrmuar të Bajernit të shtrirë në fushë përpara vërshëllimës së tij të trefishtë, që shoi ëndrrën e tyre të Champions-it. Nuk kishte shumë lidhje pamja e frikshme e Kolinës me atë që ai ishte: ajo koka e famshme e rruar, sytë e shqyer dhe vështrimi kërcënues bënin që asnjë lojtar të mos guxonte ta kalonte cakun me të.

“Po t’i ktheje fjalë, ishe një hap larg vetëvrasjes”, kujton Stiven Xherrard në autobiografinë e tij. Një tjetër zhytje në mendime kur Kolina kujton aktin e tij në fund të asaj ndeshjeje dy dekada më parë:

“Ishte një reagim njerëzor, absolutisht”, thotë. “Jam dakord, është diçka që zakonisht nuk ndodh. Unë nuk e kuptova që po e bëja atë. Nëse e përjeton atë moment dhe shikon lojtarët të dëshpëruar, është një reagim normal që përpiqesh t’u thuash: ‘Hajde djema, jepini, duhet të luani edhe disa sekonda’. Ata ishin shtrirë në fushë dhe e dinin që ndeshja kishte përfunduar.

Ne mund ta kishim mbyllur në atë moment, por kishte edhe 20 sekonda dhe spektakli duhet të vazhdonte. Nga njëra anë ishte gëzimi i lojtarëve të Mançester Junajtid dhe nga ana tjetër dëshpërimi i lojtarëve të Bajernit të Mynihut. Dy reagime totalisht të kundërta.

Image

Ajo që ndodhi në tre minutat e shtesës ishte diçka shumë unike në historinë e Ligës së Kampioneve dhe unë do të thosha edhe në historinë e futbollit. Prandaj ajo ndeshje konsiderohet si finalja e fundit, jo vetëm për shkak të 90 minutave, por për shkak të atyre tre të fundit. Të përmbysësh në fundin e fundit mund të ndodhë. Por nëse ndodh në një nga ndeshjet më të rëndësishme në kompeticionin më të madh për klube në botë, atëherë është tjetër gjë. Për mua ishte një privilegj që të isha atje, të isha pjesë e historisë së Ligës së Kampioneve”, thotë Kolina nga shtëpia e tij në Forte dei Marmi. Të tjerë banorë të famshëm në këtë zonë ekskluzive të Toskanës përfshijnë Xhorxho Armanin dhe Andrea Boçelin. Kanë kaluar thuajse 14 vite nga dita që ai vari përfundimisht bilbilin e tij, por Kolina mbetet ende një nga arbitrat më të mirë e të respektuar të planetit. Eh sigurisht, figurën e tij të respektuar e konfirmon edhe emërimi si kreu i Komitetit të Arbitrave në FIFA në moshën 59- vjeçare. Më shumë surprizuese ishte zbulimi i një prej kujtimeve e tij të preferuara të 1999-ës teksa dëgjonte përpara ndeshjes duetin e Montserrat Kabaje me Fredi Mërkurin, i cili shfaqej në ekranin e madh të “Camp Nou”-t gati 8 vite pas vdekjes së tij. “Ishte absolutisht e shkëlqyer”, kujton Colina.

Image

“Më pëlqen Fredi Mërkuri shumë dhe ajo ishte diçka speciale për mua. Në atë kohë isha 39 vjeç, pra shumë i ri krahasuar me moshën e një gjyqtari që normalisht drejton një finale Champions-i. Por unë kisha arbitruar shumë ndeshje dhe sinqerisht nuk mund të flisja për presion. Aspak. Mendoj se duhet të jem i lumtur me mënyrën se si shkoi”.

Kolina e ka ende fanellën e Jap Stamit si suvenir, por nuk mundi ta pranonte ftesën që sot në 20- vjetorin e asaj finaleje, që do të luhet në orën 16:00 në “Old Trafford”, për shkak të një dhimbjeje në shpinë. Bajerni do të jetë i çliruar. Kolina ishte gjithashtu në fushë në atë humbje 5-1 të Gjermanisë kundër Anglisë në 2001 dhe sërish një vit më vonë kur ata humbën finalen e Botërorit kundër Brazilit në Jokohama. “Oliver Kahn tha se unë nuk i sillja fat, sepse kishte humbur shumë ndeshje të rëndësishme me mua në fushë. Jam dakord me Kahnin. Por detyra e arbitrit nuk është t’i sjellë dikujt fattë theksohet se këto vendime janë bërë para fatkeqësisë së sotme kualifikuese me Charles Leclerc

(Kosova Sot Online)